Gjuajti me armë në një aheng familar, arrestohet një 36-vjeçar në Shtime

Një 36-vjeçar është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë në një aheng familjar, shkruan Reporteri.net. Policia në Ferizaj ka arritur t’ia gjejë armën të dyshuarit me të cilën ka shtënë në një aheng në Shtime. Komunikata e plotë Arrestohet një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm…

Lajme

11/08/2024 15:54

Një 36-vjeçar është dërguar në mbajtje, pasi i njëjti dyshohet të ketë shtënë me armë në një aheng familjar, shkruan Reporteri.net.

Policia në Ferizaj ka arritur t’ia gjejë armën të dyshuarit me të cilën ka shtënë në një aheng në Shtime.

Komunikata e plotë

Arrestohet një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve në Shtime

Policia e stacionit në Shtime me datën 10.08.2024 rreth orës 21:42 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Ahemt Shtimja” në Shtime, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit.

Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin: B.S ( M/K) i moshës 36 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilat dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve në Shtime

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.