Identifikimi i Faton Hajrizit, MPJD jep detaje të reja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton, se sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Loznicë të Serbisë. Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari…

Lajme

08/08/2024 20:34

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton, se sot Prokuroria e Qarkut të Beogradit ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të qytetarit të Kosovës, të raportuar si i vrarë në Loznicë të Serbisë.

Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë, thuhet në njoftim.

MPJD thotë se rreth procedurave të mëtutjeshme mjeko-ligjore të identifikimit dhe verifikimit të trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga institucionet e Republikës së Kosovës do të informohen më vonë.