Protesta e sotme në veri, KFOR-i thotë se kaloi pa ndonjë “shqetësim të sigurisë”
Protesta e sotme e serbëve në veri të vendit u cilësua si paqësore nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i. Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se patrullimet u kryen për të ofruar një mjedis të sigurt megjithëse protesta vazhdoi pa ndonjë “shqetësim të sigurisë”. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së,…
Lajme
Protesta e sotme e serbëve në veri të vendit u cilësua si paqësore nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se patrullimet u kryen për të ofruar një mjedis të sigurt megjithëse protesta vazhdoi pa ndonjë “shqetësim të sigurisë”.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si i treti reagues i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in, respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
Rikujtojmë se protesta e sotme në veri u mbajt si rrjedhojë e paralajmërimeve të qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut./Lajmi.net