Serbët protestojnë nesër në veri, arsyeja “gjendja e keqe e serbëve” siç thonë ata
Serbët e Kosovës do të mbajnë nesër protestë në veri, në sheshin “Car Lazar”, nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Kështu ka bërë të ditur për Lajmi.net zv.Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. Elshani tha se protesta është thirrurr, për siç kanë thënë, “gjendjen e keqe të serbëve”. Sipas tij, protesta…

Lajme
Serbët e Kosovës do të mbajnë nesër protestë në veri, në sheshin “Car Lazar”, nga ora 11:00 deri në orën 12:00.
Kështu ka bërë të ditur për Lajmi.net zv.Drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se protesta është thirrurr, për siç kanë thënë, “gjendjen e keqe të serbëve”.
Sipas tij, protesta pritet të jetë e qetë, derisa bëri me dije se policia do të jetë aty që ta mbajë rendin dhe qetësinë publike.
“Grupi i qytetarëve e ka lajmëru protestën e nesërme nga ora 11:00-12:00, që planifikohet të mbahet në sheshin Car Lazar. Arsyeja e kësaj proteste është “gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjinden”. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbaj rendin dhe qetësinë publike”, ka deklaruar Elshani.