“Ma e shtrenjtë është liria se jeta” – Hoxhaj publikon pamje të rralla të Fehmi Lladrovcit dhe homazheve

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në përvjetorin e rënies së tyre, duke bërë homazhe pranë varreve të dy dëshmorëve të kombit. Ai ka publikuar në Facebook një video që ndërthur pamje nga intervista historike e Fehmi Lladrovcit për BBC-në, në maj të vitit 1998, me pamje nga homazhet e…

Lajme

22/09/2026 15:50

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në përvjetorin e rënies së tyre, duke bërë homazhe pranë varreve të dy dëshmorëve të kombit.

Ai ka publikuar në Facebook një video që ndërthur pamje nga intervista historike e Fehmi Lladrovcit për BBC-në, në maj të vitit 1998, me pamje nga homazhet e sotme.

Në video dëgjohet deklarata e njohur e Fehmi Lladrovcit, e dhënë gjatë luftës: “Ma e shtrenjtë është liria se jeta!”

Krahas videos, ai ka shkruar se sakrifica dhe dashuria e Fehmiut dhe Xhevës për Kosovën do të kujtohen përjetësisht.

“Ma e shtrenjtë është liria se jeta! – Fehmi Lladrovci. Sot, para varreve të Fehmiut dhe Xhevës, kujtojmë jo vetëm sakrificën e tyre, por edhe dashurinë e pakufishme për Kosovën. Ata dhanë jetën që ne të jetojmë të lirë. E liria jonë do ta mbajë përjetë gjallë kujtimin e tyre!Lavdi e përjetshme Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.