OVL-UÇK njofton për protesta në gjithë Kosovën, ja oraret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se do të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj. Vendimi është marrë pas një takimi me kryetarët e degëve, ndërsa protestat janë planifikuar të zhvillohen në ora 17:00. Përjashtim bën Prishtina, ku protesta do të mbahet në…

Lajme

22/09/2026 15:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se do të organizojë protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj.

Vendimi është marrë pas një takimi me kryetarët e degëve, ndërsa protestat janë planifikuar të zhvillohen në ora 17:00. Përjashtim bën Prishtina, ku protesta do të mbahet në ora 21:00, transmeton lajmi.net.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje institucioneve komunale dhe qytetarëve që t’u bashkohen protestave, të cilat, sipas organizatës, zhvillohen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Në njoftim, organizata ka theksuar se mbështet çdo protestë për këtë çështje, me kusht që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe të mos cenojnë rendin kushtetues.

Po ashtu, OVL-UÇK u ka bërë thirrje spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të veprojnë në mënyrë të unifikuar dhe të nisin hartimin e një strategjie kombëtare për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së deri në përfundimin e procesit në Apel./lajmi.net/