Të dy në kërkim nga policia, pas Noizy-t reagon edhe Dj Crax
Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për rrahjen e ndodhur disa netë më parë në diskotekën “Sancy” në Pejë. E përveq reperit Noizy cili reagoi sot gjatë ditës duke u deklaruar sërish si i pafajshëm, nëpërmjet një postimi…
Lajme
Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për rrahjen e ndodhur disa netë më parë në diskotekën “Sancy” në Pejë.
E përveq reperit Noizy cili reagoi sot gjatë ditës duke u deklaruar sërish si i pafajshëm, nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it,ndjesë ka kërkuar edhe Dj Cracx.
Ai fillimisht i kërkon ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij për rastin e fundit.
Tutje, ai shton se nuk është një kriminel për t’u shpallur në kërkim nga policia dhe sipas tij kjo është një padrejtësi që po i bëhet atij dhe mikut të tij, Noizy-t.
“Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë gjënë e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do bjerë në vendin e vet. Ne nuk kemi lënë vend për dhunë as sot, as dje dhe as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës.”-shton ndër të tjera Crax./Lajmi.net