Arrestohet i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Rugovë

Është arrestuar personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Shtupeq të madh të Rugovës. Aksidenti ka ndodhur me 03.08.2024 rreth orës 15:30. Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta  ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e…

Lajme

05/08/2024 08:49

Është arrestuar personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Shtupeq të madh të Rugovës.

Aksidenti ka ndodhur me 03.08.2024 rreth orës 15:30.

Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta  ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion.

Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit  ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.