Gjendet armë në dërgesën që kishte për t’u nisur nga Gjakova në një shtet tjetër
Në rrugën Minatori në Gjakovë në një dërgesë është gjetur e fshehur një revole dje 3 gusht. Sipas njoftimit të Policissë thuhet se punonjësit e një kompanie transportuese kanë pranuar një dërgesë për ta dorëzuar në një shtet tjetër nga një i dyshuar mashkull shtetas i huaj. Gjatë kontrollit të dërgesës është gjetur një revole…
Lajme
Në rrugën Minatori në Gjakovë në një dërgesë është gjetur e fshehur një revole dje 3 gusht.
Sipas njoftimit të Policissë thuhet se punonjësit e një kompanie transportuese kanë pranuar një dërgesë për ta dorëzuar në një shtet tjetër nga një i dyshuar mashkull shtetas i huaj. Gjatë kontrollit të dërgesës është gjetur një revole e cila ishte e fshehur në dërgesë.
“Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh, /Lajmi.net/