Arrestohen dy persona në Pejë për kanosje me armë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në fshatin Nakell të Pejës një person është kanosur me armë nga një person tjetër. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me ankuesin i njëjti deklaron se deri sa ishte fjalosur…
Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bën të ditur se gjatë ditës së djeshme në fshatin Nakell të Pejës një person është kanosur me armë nga një person tjetër.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me ankuesin i njëjti deklaron se deri sa ishte fjalosur me njёrin nga tё dyshuarit, atёherё ka ardhur edhe i dyshuari tjetёr dhe i njëjti e kanos me armё ankuesin, dhe ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs.
Njësiti i hetimeve me urdhër të Prokurorit të shteti ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve për kanosje.
Gjatë kontrollit policia bën të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore Flloberg cal: 4.5mm.
Të dyshuarit pas arrestimit janë intervistuar, dhe me vendim të Prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net