Gjenden tri granata dore në Fushë Kosovë, FSK i heq nga vendi i ngjarjes

Një person ka njoftuar Policinë se deri sa ishte duke punuar ka hasur në disa mjete të pashpërthyera. FSK gjatë deminimit të tyre ka gjetur tri granata dore. Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori. “Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 24.07.2024-09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar,…

Lajme

25/07/2024 09:39

Një person ka njoftuar Policinë se deri sa ishte duke punuar ka hasur në disa mjete të pashpërthyera.

FSK gjatë deminimit të tyre ka gjetur tri granata dore.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Rr. Tahir Zemaj, Fushë Kosovë 24.07.2024-09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara shpërthyese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi për deminim i FSK-se  ka tërhequr nga vendi i ngjarjes tri mjete të dyshuara granata dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.