Sfidat e shumta globale, Osmani-Harris pajtohen për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Irlandë

Në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Londër, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Irlandës, Simon Harris. Osmani ka thënë se rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.…

Lajme

20/07/2024 16:47

Në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Londër, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Irlandës, Simon Harris.

Osmani ka thënë se rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.

“Në Samitin e EPC-së, në takimin me kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale”, ka thënë ajo.