Artan Hajrizi deklarohet ekskluzivisht për lajmin: Fatoni mi vodhi dokumentet, unë jam në Gjermani
Një polic është vrarë sot në Serbi, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Pas lajmit për këtë ngjarje, nga autoritetet serbe në kërkim është shpallur Artan Hajrizi , kinse i dyshuar për vrasjen e zyrtarit serb. Por është pikërisht Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit i cili më 6 korrik është arratisur nga burgu…
Lajme
Një polic është vrarë sot në Serbi, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Pas lajmit për këtë ngjarje, nga autoritetet serbe në kërkim është shpallur Artan Hajrizi , kinse i dyshuar për vrasjen e zyrtarit serb.
Por është pikërisht Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit i cili më 6 korrik është arratisur nga burgu i Smreknoicës i cili ka folur ekskluzivisht për lajmi.net.
Hajrizi në një telefonatë për lajmi.net ka treguar hapur se ai nuk është prapa rastit në Serbi.
Madje ai ka bërë të ditur se Faton Hajrizi, vëllai i tij i ka vjedhur pasaportën gjermane dhe me atë më pas ka udhëtuar.
Ai ka deklaruar se Faton Hajrizi ka shëtit nëpër vende të Evropës.
“Ai veç është shëtit në Austri, Gjermani qeto sene. Ai më ka thënë edhe mu i gjallë jo, i vdekun po”,tha Artan Hajrizi
“Me të kallxu drejt jom ni shumë keq, me u vra s’vrahet kërkush. Ndesh serb ckado le të është për mu janë ton njëjtë. Unë e mora vesh që ma qunën shokët e mi se unë tybe s’kshyri me telefon se s’më intereson. Kshyre dokumentet e tu thanë, thash unë tybe në Gjermani jam, në Hanover jam. Me tesha të punës jam, në punë kesh. Thashë dokumentet mu kanë vjedh”, tha ai.
Ai tha se po dihet kush mi ka marrë dokumentet.
“Rasti ka ndodhur para dy ditëve. Në Gjermani o kon ai, o kon në Spanjë o kon në Itali, e në Slloveni”,tha vëllai i Faton Hajrziit, Artan Hajrizi.
“Unë e kam marrë vesh sot se nuk i kam dokumentet. Se unë e kam një kartë e lo në xhep se se nxjerri kurrë ato, se s’kam nevojë me e nxjerrë”,shtoi ai.
“Vullnetarisht jam paraqit në Polici. Unë i kam dokumentet e Gjermanisë që diçka me u bë edhe këta më kapin. Pra kur të kapin këta je fajtor, unë jam deklaru se ato dokumente si kam po mi ka marrë vëllai jem”.
“Ai veç është shëtit, qeto sene. U dal në Serbi e u dalë knej. Po me dokumente të mija s’ka udhëtu ai, ka pas dokumente të tjera. Përngjajmë pak dhe mi ka marrë. Nuk e kam ditë”,theksoi ai.
Madje ai tha se nuk e ka pas në plan me u dorëzu tek autoritetet e Kosovës.
“Jo s’kam folur me Fatonin, s’kam kontaktu as sen. Çfarë apeli me i bë unë atij, badihava. Unë i kam thënë shko dorëzohu në koftë nevoja për avokat e sene të ndihmojë unë, s’u duftë me ikë. Jo unë veç i vdekur se i gjallë nuk dorëzona”, përfundoi ai./Lajmi.net/