Gjinekologu kosovar alarmon se çiftet po kryejnë marrëdhënie seksuale në mosha shumë të reja
Marrëdhëniet seksuale tek moshat e reja apo thënë më qartë tek fëmijët, është një problem serioz me të cilin po përballen edhe fëmijët. Në një intervistë për lajmi.net, gjinekologu Curr Gjocaj ka thënë se mosha kur çiftet po e kryejnë marrëdhënien e parë seksuale të tyre, është ulur. Ai në lidhje me këtë ka treguar…
Lajme
Marrëdhëniet seksuale tek moshat e reja apo thënë më qartë tek fëmijët, është një problem serioz me të cilin po përballen edhe fëmijët.
Në një intervistë për lajmi.net, gjinekologu Curr Gjocaj ka thënë se mosha kur çiftet po e kryejnë marrëdhënien e parë seksuale të tyre, është ulur.
Ai në lidhje me këtë ka treguar edhe për rreziqet me të cilat ata mund të përballen.
“Është ulur shumë mosha e fillimit të marrëdhënieve seksuale të para dhe duhet të kuptohet se një çift menjëherë sapo hyn në këtë rrugë në marrëdhëniet e para seksuale të tyre, menjëherë duhet t’ia bëj pyetjen e dytë vetes se a dëshiron fëmijë menjëherë. Nëse përgjigja është jo, atëherë duhet automatikisht përmes këtyre metodave të planifikimit familjar që fundja me jau mundësu këtij çifti që njëkohësisht ta gëzoj jetën në çift por të mos ketë pasoja pastaj me aborte apo shtatzëni të padëshiruara”, ka thënë Gjocaj për lajmi.net.
Edhe pse metodat për parandalimin e shtatzënive po iu ndihmojnë çifteve të planifikojnë familjet e tyre, ai ka thënë se asnjëherë ato metoda nuk duhet të përdoren pa konsultim me mjekun obstetër-gjinekolog.
Video: