“Kah osht tu ardh s’pe di” – Fenomeni i çuditshëm tek shtëpia e mitrovicasit, i mbushet oborri me ujë por s’e di nga po i vjen

Qytetarit nga Mitrovica po i ndodh një fenomen i çuditshëm në oborrin e shtëpisë së tij. Ai thotë që po i mbushet oborri me ujë por se di shkakun se nga po vjen. Megjithatë, në storien e realizuar nga lajmi.net mitrovicasi dyshon që shkak mund të jetë uji që vjen nga përroi ose ai që…

Lajme

09/07/2024 17:12

Qytetarit nga Mitrovica po i ndodh një fenomen i çuditshëm në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai thotë që po i mbushet oborri me ujë por se di shkakun se nga po vjen.

Megjithatë, në storien e realizuar nga lajmi.net mitrovicasi dyshon që shkak mund të jetë uji që vjen nga përroi ose ai që rrjedh prej gypave.

“Kah është ka vjen nuk e di, a është prej prronit a është prej gypave nuk po e di. Nuk po guxoj as në shpi me qëndru,“ tha ai

E ankesat e tij për zgjidhje drejtuar komunës nuk kanë përfunduar me asnjë rezultat.

“100 herë kam kërku ndihmë prej komunës, edhe kësaj here po i’u tham hajde merrni masa. As nuk merren me ty, bëjnë hajgare. M’kanë thanë rregullo, merr masa vet”, u shpreh ai.

Ai i tha se po të kishte mundësi do të intervenonte vet mirëpo jeton me një social prej 70 eurove.

“Nuk kam mundësi, nuk kam çka shes, nuk kam çka intervenoj. Jom me një social 70 euro”, shtoi ai.

Ndërkaq, ai i mllefosur edhe ndaj pushtetit duke i vlerësuar këta të fundit që nuk bëjnë zgjidhje të problemeve të qytetarëve.

“Kur është në pyetje te fushatat i sheh në tana anët, e kur është puna me u merr me qytetarë, kërkund s’janë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/

Video: