Të hënën varroset polici Altin Kryeziu, familja njofton për ceremoninë e lamtumirës
Familja Kryeziu ka njoftuar se ceremonia e varrimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, do të mbahet të hënën, më 24 gusht 2026, në ora 17:00. Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Bubavec. “Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën policin Altin Kryeziu…
Lajme
Familja Kryeziu ka njoftuar se ceremonia e varrimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, do të mbahet të hënën, më 24 gusht 2026, në ora 17:00.
Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Bubavec.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën policin Altin Kryeziu se ceremonia e varrimit të tij do të mbahet ditën e hënë, më 24.08.2026, në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bubavec”, thuhet në njoftimin e familjes.
Familja ka ftuar të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën Kryeziun për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
“U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftim.