Gjatë 2024 janë realizuar gjithsej 30 ekstradime, në Kosovë erdhën 19 të kërkuar
Kosova ani pse nuk është e anëtarësuar në organizatën “INTERPOL”, arrin të lëshoj urdhërarreste ndërkombëtare përmes zyrës së UNMIK-ut në Kosovë. Kjo mundëson që personat që kanë kryer ndonjë krim eventual brenda territorit të Kosovës të ndiqen edhe jashtë tij. Megjithatë, organet e rendit në Kosovë arrijnë edhe të kapin persona që shtetet e tjera…
Lajme
Kosova ani pse nuk është e anëtarësuar në organizatën “INTERPOL”, arrin të lëshoj urdhërarreste ndërkombëtare përmes zyrës së UNMIK-ut në Kosovë.
Kjo mundëson që personat që kanë kryer ndonjë krim eventual brenda territorit të Kosovës të ndiqen edhe jashtë tij.
Megjithatë, organet e rendit në Kosovë arrijnë edhe të kapin persona që shtetet e tjera kanë lëshuar urdhra të tillë, e që ata gjenden në Kosovë, për t’i ekstraduar më pas.
E sipas Ministrisë së Drejtësisë, numri i personave që janë ekstraduar në Kosovë është më i madh.
Avokati Asdren Bytyqi, thotë se marrëveshjet për ekstradim Kosova i ka me një numër të caktuar shtetesh.
“Para se organet e rendit tona kryejne ndonjë kërkesë për ekstadimit, fillimisht duhet të ketë raporte apo fillimisht marrëveshje reciproke të ekstradimit me ato shtete, pra marrëveshje bilaterale për ekstradimin e atyre personave dhe të dyshuar edhe të dënuar,” thotë Bytyqi.
Ndërkohë, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tregojnë procedurat që duhet ndjekur, një shtet në rastet e tilla.
Në momentin kur institucionet në Kosovë, e kuptojnë që një person që është duke i ikur drejtësisë gjindet në një vend të caktuar, fillimisht prokurori i rastit, bënë kërkesë për ekstradim të gjykata kompetente, pastaj ajo e drejton tek Ministria e Drejtësisë, ku këta të fundit kontaktojnë Ministrinë e Drejtësisë së shtetit përkatës, tha Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Kosova nuk ka raporte bilaterale për ekstradim me disa shtete, përfshirë me ato të rajonit, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, ani pse ka pasur kërkesa drejtuar vendeve.