Kush janë personat e rrezikshëm që s’po mund t’i kap policia?
Enver Sekiraqa, Faton Hajrizi, Dukagjin Nikollaj janë vetëm disa vetëm disa nga emrat që Policia e Kosovës i kërkon pasi të njëjtit kanë ikur. Por të kërkuar me dyshimin se kanë bërë krim janë edhe persona të tjerë të cilët ende nuk janë identifikuar nga oganet e rendit. Me 10 gusht bëhen një vit, kur…
Lajme
Enver Sekiraqa, Faton Hajrizi, Dukagjin Nikollaj janë vetëm disa vetëm disa nga emrat që Policia e Kosovës i kërkon pasi të njëjtit kanë ikur.
Por të kërkuar me dyshimin se kanë bërë krim janë edhe persona të tjerë të cilët ende nuk janë identifikuar nga oganet e rendit.
Me 10 gusht bëhen një vit, kur në një kafene në Skenderaj u vra një person, e autori i kësaj tragjedie ende nuk dihet se kush është.
Deri para pak ditësh në kërkim të Policisë ishte edhe Korab Gashi i dyshuar për grabitje të armatosur në Suharekë.
Se ka ngecje në punën e organeve të rendit, e mendon edhe avokati Ardian Bajraktari.
Bajraktari, thotë se një hetim duhet bërë edhe në rastin e fundit, ku Faton Hajrizi, i dënuar për vrasje të një ushtari rus u arratis nga burgu i Smrekonicës.
“ Vlerësoj se nuk është bërë vlerësim adekuat ose i duhur i shkallës së rrezikshmërisë që nënkupton që siq e thash ai ka qenë i vendosur në instiucionin i tipit të hapur dhe një person që është arratisur disa herë nuk e kuptoj se si është vendosur aty, andaj besoj se duhet të hetohet kjo cështje,”tha Bajraktari.
Faton Hajrizi i cili tashmë është i kërkuar nga Policia e Kosovës ka herën e nëntë që është arratisur nga burgu. Ndërkohë si pasojë e ikjes së tij nga burgu janë suspenduar oficeri i dhomës dhe oficeri i krahut.