Haradinaj për Kurtin: E largoi Kosovën nga BE dhe NATO, por më nuk mund të mashtrojë njeri
Gjatë ditës së sotme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë virtualisht në Internacionalen Socialiste, ku aty deklaroi se asgjë nuk i shërben paqes më shumë së anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ndërsa, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas kësaj duke e ironizuar kryeministrin se “e paska…
Lajme
Gjatë ditës së sotme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë virtualisht në Internacionalen Socialiste, ku aty deklaroi se asgjë nuk i shërben paqes më shumë së anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ndërsa, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas kësaj duke e ironizuar kryeministrin se “e paska zbuluar ujin e nxehtë”.
Haradinaj thotë se vetë Kurti e ka larguar shtetin e Kosovës nga BE-ja dhe nga NATO.