Vaki kosovare: Dritat e qytetit në Prizren rrinë ndezur ditën por nuk funksionojnë natën
Ndriçimi publik në qytetin e Prizrenit është kthyer në një problematikë serioze për qytetarët e kësaj ane. Në rrugën “Beteja e Kabashit” dritat janë të ndezura edhe gjatë ditës, por gjatë natës nuk funksionojnë. Ata kanë thënë se këto drita të ndezura gjatë ditës janë shpenzim i qytetarëve. “Shteti i Kosovës është shumë i fortë,…
Lajme
Ndriçimi publik në qytetin e Prizrenit është kthyer në një problematikë serioze për qytetarët e kësaj ane.
Në rrugën “Beteja e Kabashit” dritat janë të ndezura edhe gjatë ditës, por gjatë natës nuk funksionojnë.
Ata kanë thënë se këto drita të ndezura gjatë ditës janë shpenzim i qytetarëve.
“Shteti i Kosovës është shumë i fortë, i fortë është tepër”, ka thënë njëri nga qytetarët e Prizrenit me injorancë drejtuar autoriteteve komunale.
Të tjerët kanë thënë se gjatë natës dritat nuk po bëjnë fare deri sa ditën nuk po ka probleme.
Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Prizrenit, Çelë Lamaj ka thënë se ky problem i takon KEDS-it.
“Informacion e kemi marrë dje dhe i është dhënë urdhër operatorit që a rregullojnë sa më shpejtë”, ka thënë Lamaj për lajmi.net. /Lajmi.net/
Video: