Aksident me të lënduar në Drenas, policia jep detaje
Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku ku tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti mes tri veturave në Komoran të Drenasit. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se me rastin janë duke u marrë njësia përkatëse. “Sot…
Lajme
Sot gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku ku tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti mes tri veturave në Komoran të Drenasit.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se me rastin janë duke u marrë njësia përkatëse.
“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/