Rama për Kadarenë: Do të vazhdojë të na frymëzojë për shumë breza me radhë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ky kolos letrar me fjalët e tij i kapërcyen kufijtë gjuhësorë dhe folën me vetë shpirtin e njerëzimit. “Zotësia e pashoq e Kadaresë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2.jpg)
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se ky kolos letrar me fjalët e tij i kapërcyen kufijtë gjuhësorë dhe folën me vetë shpirtin e njerëzimit.
“Zotësia e pashoq e Kadaresë për t’i ndërthurë historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar në veprat e veta, bënë që bota mbarë ta njohë palcën e njeriut tonë. Pena e tij na udhëhoqi nëpër kapitujt më të errët të jetës sonë, duke na u bërë jo vetëm pasqyrë e vuajtjeve, por dhe dritë drejt synimit tonë kolektiv. Ndërsa vajtojmë humbjen e njeriut, njohim trashëgiminë e gjeniut, që do të vazhdojë të na frymëzojë për shumë breza me radhë. Sot, bota është më e zymtë, por ylli i rrëfimeve të Kadaresë do të ndriçojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë: