Pamfletet e vendosura në Zveçan, Policia jep detaje
Dje janë vendosur pamflete në Zveçan ku bëhej thirrje për ardhjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Kosovë. Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin, ku ka njoftuar se pamfletet janë larguar nga vendi ku janë vendosur si provë materiale. “Zveçan, 30.06.2024, NN. Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/07/Capture-235-752x440-1.jpg)
Lajme
Dje janë vendosur pamflete në Zveçan ku bëhej thirrje për ardhjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Kosovë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin, ku ka njoftuar se pamfletet janë larguar nga vendi ku janë vendosur si provë materiale.
“Zveçan, 30.06.2024, NN. Është raportuar se persona të panjohur nëpër mure të ndërtesave kanë vendosur pamflete me mbishkrime. Pamfletet janë tërhequr nga vendet ku janë vendosur si provë materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.