Musliu: I arrestuari për spiunazh ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës
Autoritetet kosovare kanë arrestuar mbrëmë një ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës. I arrestuari nga ky rast në Mitrovicë raportohet të jetë Aleksander Vlajiq. I njëjti është arrestuar nën dyshimin për spiunazh. Në lidhje me këtë së fundi ka reaguar edhe njohësi i Sigurisë në Kosovë, Agim Musliu. Musliu tha se Instituti Ocaktopus ka zbuluar se…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/06/ooo-6.jpg)
Lajme
Autoritetet kosovare kanë arrestuar mbrëmë një ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
I arrestuari nga ky rast në Mitrovicë raportohet të jetë Aleksander Vlajiq.
I njëjti është arrestuar nën dyshimin për spiunazh.
Në lidhje me këtë së fundi ka reaguar edhe njohësi i Sigurisë në Kosovë, Agim Musliu.
Musliu tha se Instituti Ocaktopus ka zbuluar se Vlajiq ndante informacione me BIA-n serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni.
“Një tjetër i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Këtë herë i arrestuari është serb (Aleksandar Vlajiq), i cili dikur ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës. Instituti Octopus zbulon se Vlajiq ndante informacione me BIA e Serbisë dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni”, ka shkruar Musliu.
Deri tek arrestimi it ë dyshuarit për spiunazh padyshim erdhi pas një hetimi të gjerë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës.
Ditë më parë Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe dy persona të tjerë, nën dyshimin për spiunazh./Lajmi.net/
Another arrested for #espionage in #Kosovo. This time the arrested person is a Serb (Aleksandar Vlajic), who once served in the intelligence of the Kosovo Police. @iskhoctopus finds out that Vlajic shared informations to the #BIA #Serbia, and had a large network of information… pic.twitter.com/aDiqC9lZOa
— Agim Musliu (@agim_musliu) June 26, 2024