“Java e Krenarisë” në Prishtinë këtë herë nis me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”
Sot në Prishtinë do të nis Java e Krenarisë me sloganin ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’. Në një komunikatë për media nga Prishtina Pride, u tha se ky shënon edicionin e tetë të Javës së Krenarisë në Kosovë. “Java e Krenarisë, qysh prej edicionit historik të parë, i vë në hartë të gjithë ata individë…
Lajme
Sot në Prishtinë do të nis Java e Krenarisë me sloganin ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’.
Në një komunikatë për media nga Prishtina Pride, u tha se ky shënon edicionin e tetë të Javës së Krenarisë në Kosovë.
“Java e Krenarisë, qysh prej edicionit historik të parë, i vë në hartë të gjithë ata individë që avokojnë çdo ditë për barazi dhe gjithëpërfshirje.
Kjo javë është një tjetër shpërfaqje e identiteve të cilat për vite e vite janë shtypur e kanë mbetur në hije, duke mos qenë asnjëherë në habitatin e tyre, edhe në këtë edicion të tetë kjo javë mbetet pasaporta kryesore e individëve LGBTIQ+ në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se kësaj here, fokusohemi në faktin që, përkundër perceptimit të përgjithshëm, personat LGBTIQ+ kanë qenë gjithmonë këtu, njëjtë siç do të vazhdojnë të jenë.
“Akronimet për personat LGBTIQ+ nuk janë shkronja, janë njerëz që bartin me vete mendje, përmbajtje, intelekt, aktivizëm, dëshira e ëndrra. Sllogani ‘Kemi qenë dhe do t`jemi’ është kaq i vogël për ta përshkruar ndjenjën e krenarisë, për atë çka jemi e për atë ku do të arrijmë, ku do të lartohemi.
Ekzistenca jonë është në paradën tonë të përditshme, në defileun tonë në një vend ku ngjyrat shpesh pengojnë. Duke e respektuar të kaluarën tonë, ne duam të shohim kah e ardhmja. Heshtja ka qenë mekanizmi ynë për shumë gjatë, por jo tash e tutje. Në mes të sfidave e vështirësive, shpirtrat tanë kanë mbetur të fuqizuar”, thuhet në njoftim.
Prishtina Pride thekson se përmes slloganit “Kemi qene dhe do t’jemi” në këtë edicion duam të përçojmë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfida të ndryshme si pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja.
Agjenda:
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit, prej orës 18:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Të pranishëm do të jenë:
● Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë
Fjalë rasti:
● Glauk Konjufca, Kryetar i Parlamentit të Republikës së Kosovës (TBC)
● Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë
● Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë
● Alyson Grunder, Zv. Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Republikën e
Kosovës
● Jonas Westerlund, Ambasadori i Suedisë në Kosove
● Arber Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqerore -CSGD .