Plagosja e tre personave në Pejë – Policia arreston një person, i dyshuari kryesor në arrati

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet. Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen…

Lajme

23/05/2024 08:49

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet.

Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.

Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Një person është arrestuar mbrëmë lidhur me plagosjen në Pejë.

I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale i tha Sinjalit prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“Mund të ju konfirmoj që kemi arrestuar një person ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm në arrati. Ai tashmë është i identifikuar policia po punon për kapjen e tij”, tha Qavolli.

Ndërkaq i dyshuari kryesor për rastin, Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë është ende në arrati dhe Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Ai dyshohet për plagosjen e tre personave, Jeton Berishës dhe dy djemve të tij, Jetnisit dhe Jetartit.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.

Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK.