Kurti priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës

Pas takimit që zhvilloi në mëngjes me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje pasdite priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës. Temë qendrore e takimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, roli dhe përkrahja e çmuar e…

Lajme

07/05/2024 08:48

Pas takimit që zhvilloi në mëngjes me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje pasdite priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës.

Temë qendrore e takimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, roli dhe përkrahja e çmuar e këtyre vendeve ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit, si dhe mbështetja e tyre në takimin e komitetit të ministrave, në vijë me votimin e Asamblesë Parlamentare muajin e kaluar.

Kryeministri u shprehi mirënjohjen dhe falënderimin ambasadorëve për përkrahjen e pakushtëzuar të shteteve të tyre përgjatë gjithë procesit.

Kosova është demokracia e vetme evropiane që është jashtë Këshillit të Evropës. Anëtarësimi i bazuar në merita dhe vlera të përbashkëta sjellë përfitime për të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos komunitetet joshumicë, si dhe i kontribuon demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon.