​Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. “E…

Lajme

02/05/2024 08:52

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

“E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jen relativisht të mira dhe stabile”, thuhet në njoftim.