“Sa të jemi gjallë kurrë nuk ja falim”, flet familjari i të vrarëve në Gradicë të Drenasit

Në muajin prill të 2021-tës fshati Gradicë e Drenasit është tronditur pasi në malin e këtij fshati është vrarë një 15 vjeçar ndërsa është plagosur rëndë babai i tij, i cili më pas ka ndërruar jetë. Për këtë vrasje, Xhafer Bardhi ishte dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë, kurse djali i tij,…

Lajme

01/05/2024 14:50

Në muajin prill të 2021-tës fshati Gradicë e Drenasit është tronditur pasi në malin e këtij fshati është vrarë një 15 vjeçar ndërsa është plagosur rëndë babai i tij, i cili më pas ka ndërruar jetë.

Për këtë vrasje, Xhafer Bardhi ishte dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë, kurse djali i tij, Amir Bardhi ishte liruar nga akuzat në mungesë të provave.

Për lajmi.net ka folur vëllai dhe axha i dy viktimave, i cili ka thënë se janë të pakënaqur me dënimin që Gjykata u ka caktuar.

“S’ka drejtësi këtu, sa të jemi gjallë kurrë nuk ja falim”, ka thënë ai para kamerës së lajmi.net.

Gjykata e Apelit më 13.03.2024 e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë i marrë nga Gjykata e Prishtinës duke konfirmuar se Xhafer Bardhi i akuzuar për vrasjen e B. M. dhe djalit të tij, do të vuaj dënimin me burgim të përjetshëm.

Njëkohësisht Apeli ka konfirmuar se djali i Xhafer Bardhit, i akuzuar nga prokuroria për bashkëkryerje në vrasje të rëndë, Amir Bardhi në mungesë të provave do të lirohet.

Video: