“Çaj me qumësht” – Koreani hap lokal të veçantë në Prishtinë, befason gazetaren se si e flet shqipen

Kosova për disa është vend që shumë qytetarë të vendit mendojnë ta lëshojnë, për shkaqe të kushteve ekonomike, cilësia e shëndetësisë, arsimit e shumë arsye tjera. Por, ka edhe nga ata që kanë zgjedhur që të jetojnë dhe të punonë në Kosovë, kjo pasi për ta është eksperiencë e re. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni,…

Lajme

27/04/2024 11:56

Kosova për disa është vend që shumë qytetarë të vendit mendojnë ta lëshojnë, për shkaqe të kushteve ekonomike, cilësia e shëndetësisë, arsimit e shumë arsye tjera.

Por, ka edhe nga ata që kanë zgjedhur që të jetojnë dhe të punonë në Kosovë, kjo pasi për ta është eksperiencë e re.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka marrë rrëfimin e një koreani i cili më parë ka jetuar në Shqipëri, por tani ai jeton në Kosovë.

Ai rrëfen se ka biznesin e tij në Kosovë, dhe specialiteti i tij i veqantë është qumështi me qaj, që është një pije tradicionale koreane.

Ai thotë se me prejardhje është nga Uzbekistani, por ka vite që familja e tij jetojnë në Kore të Jugut.

Tutje ai tregon se para se ta nisë biznesin e tij, ai ka kryer edhe kurse për pijet tradicionale koreane. /Lajmi.net/

Video: