Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve me dhunë

Zyra e Presidencës kanë njoftuar se Vjosa Osmani, ka mbajtur takim me familjarët e të zhdukurve. Presidentja Osmani, afirmoi familjarët e të zhdukurve për zgjidhjen e fatit dhe gjetjen e trupave të të zhdukurve. Postimi i plotë: Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të…

Lajme

27/04/2024 11:32

Zyra e Presidencës kanë njoftuar se Vjosa Osmani, ka mbajtur takim me familjarët e të zhdukurve.

Presidentja Osmani, afirmoi familjarët e të zhdukurve për zgjidhjen e fatit dhe gjetjen e trupave të të zhdukurve.

Postimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur në krye me z. Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës.

Presidentja Osmani  theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës. Për fat të keq, Serbia akoma vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat, përkundër marrëveshjes së Brukselit që e detyron atë t’i hapë ato.

Presidentja Osmani  riafirmoi  angazhimin dhe përpjekjen e saj jo vetëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, por edhe për të vënë në vend drejtësinë.