Szunyog: Rruga e Kosovës për në BE është normalizimi i raporteve me Serbinë
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kujtuar se rruga e Kosovës dhe Serbisë për në BE është rruga e normalizimit të marrëdhënieve. Ai tha se Rruga e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit janë parakusht për integrimet evropiane. “BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e…
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kujtuar se rruga e Kosovës dhe Serbisë për në BE është rruga e normalizimit të marrëdhënieve.
Ai tha se Rruga e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit janë parakusht për integrimet evropiane.
“BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, tha ai.
Szunyog thotë se Kosova e ka të ardhmen në BE, dhe rrugët i ka të hapura të cilat duhet të shfrytëzohen.
“E ritheksova se e ardhmja e Kosovës është padyshim në Bashkimin tonë dhe shtova se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta ndihmojmë Kosovën të afrohet me BE-në dhe të shfrytëzojë mundësitë që ofron procesi i zgjerimit të BE-së”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.
Sipas tij, duke qenë se zgjerimi është i bazuar në merita, tha se ritmi i reformave duhet të përshpejtohet.
“Kosova duhet të bëjë progres të prekshëm dhe të pakthyeshëm, duke filluar nga bazat, përkatësisht sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Given that enlargement is merit-based, I stressed that the pace of reforms needs to be accelerated. Kosovo should make tangible and irreversible progress, starting with the fundamentals, namely the rule of law, human rights, economy & the functioning of democratic institutions.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 26, 2024