O’Brien i kërkon Kurtit hapa të menjëhershëm drejt asociacionit: Duhet të zbatohen marrëveshjet

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James O’Brien ka njoftuar se është takuar me Kryeministrin Kurti, deri sa ka thënë se Amerika mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. O’Brien në një postim në rrjetin social “X” ka thënë se i ka kërkuar Kurtit hapa të menjëhershëm drejt asociacionit. Ai ka shkruar se kemi nevojë të…

Lajme

24/04/2024 18:52

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James O’Brien ka njoftuar se është takuar me Kryeministrin Kurti, deri sa ka thënë se Amerika mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

O’Brien në një postim në rrjetin social “X” ka thënë se i ka kërkuar Kurtit hapa të menjëhershëm drejt asociacionit.

Ai ka shkruar se kemi nevojë të zbatohen marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, ne kemi nevojë për zbatimin e zotimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Kurti sot”, ka shkruar O’Brien.

Postimi i plotë: