Mërgata edhe sivjet mbetet indikatori kryesor i ekonomisë, viti 2023 me 1.34 miliardë euro nga remitancat
Instituti GAP, organizata që merret me statistika në vend, ka shpërndarë një grafikon ku tregon për remitancat gjatë vitit 2023 në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, mërgata ka dërguar 1.34 miliardë euro në vend, krahasuar me vitin 2022 i bie që remitancat janë rritur për 9.9 % ose 121 milionë euro më shumë. Remitancat mbeten…
Lajme
Instituti GAP, organizata që merret me statistika në vend, ka shpërndarë një grafikon ku tregon për remitancat gjatë vitit 2023 në Kosovë.
Gjatë vitit të kaluar, mërgata ka dërguar 1.34 miliardë euro në vend, krahasuar me vitin 2022 i bie që remitancat janë rritur për 9.9 % ose 121 milionë euro më shumë.
Remitancat mbeten ende si aseti kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit që e ngjallin ekonominë vendore. Për vitin 2024 GDP e Kosovës në normat nominale ka arritur vlerën e 11.2 miliardë dollarëve, ndërsa për ekspertët e ekonomisë, kjo rritje nuk është e mjaftueshme për vendin tonë, pasi që sektori më kryesor, prodhimi, nuk i ka kuadrot e duhura, dhe nuk sjellë vende të mjaftueshme të punës.
Por, sipas ekspertëve kjo çështje mund të ndryshojë shpejtë nëse qeveria ndërmerr hapa serioz për përmirësimin e ekonomisë vendore, faktor tjetër mbetet edhe dialogu me Serbinë, që nëse përmbyllet me sukses kjo etapë, atëherë Kosova mund të tërheqë investime të mëdha. /Lajmi.net/