Bizneset e reja të regjistruara, Murati tregon shifrat

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133. Ai ka shkruar në Facebook se nga viti i kaluar janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja. “Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të…

Lajme

30/03/2024 14:48

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133.

Ai ka shkruar në Facebook se nga viti i kaluar janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja.

“Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11.409 biznese të reja. Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën,” shkroi ai.

“Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh.
Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja.
Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë.
Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën.”