Malishevasja vdiq pas trajtimit te dentisti, gazetari merr një rrëfim nga familjari disa muaj pas – çka ndodhi me rastin
Para disa muajsh, në media të ndryshme u raportua se një grua gjatë operimit te një dentist në Malishevë, ka ndërruar jetë gjatë operacionit. Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka marrë rrëfimin e një familjari të saj, i cili treogi në detaje rastin se si ka ndodhur ngjarja e rëndë. Familjari I saj, rrëfen se…
Lajme
Para disa muajsh, në media të ndryshme u raportua se një grua gjatë operimit te një dentist në Malishevë, ka ndërruar jetë gjatë operacionit.
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka marrë rrëfimin e një familjari të saj, i cili treogi në detaje rastin se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Familjari I saj, rrëfen se gjatë operacionit ajo është ankuar nga disa komplikime, dhe pasi që gjendja është pare të ju ketë përkeqësuar, ata kanë thirrur menjëherë ndihmën e shpejtë.
Pas ardhjes së ndihmës së shpejtë, mjekët rekomanduan që ajo të dërgohej menjëherë në spital, dhe pas arritjes në spital, mjekët konstatuan se ajo tashmë vetëm ka ndërruar jetë.
Familjari i të ndjerës, ka thënë se këtë punë po u’a lëmë drejtësisë, tutje ai shprehet se burri i së ndjerës që nga vdekja e saj është në gjendje të rendë emocionale, dhe fëmijët e saj e kërkojnë thuajse çdo ditë. /Lajmi.net/
Video: