Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e SHBA-së, i dekoron me medaljen “Shërbim Vetëmohues”
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës atashetë e mbrojtjes dhe ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i falënderuar për kontributin e tyre në zhvillimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë amerikane. Sipas njoftimit të FSK-së, Jashari priti atasheun e mbrojtjes së SHBA-së, kolonelin…
Lajme
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim lamtumirës atashetë e mbrojtjes dhe ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke i falënderuar për kontributin e tyre në zhvillimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë amerikane.
Sipas njoftimit të FSK-së, Jashari priti atasheun e mbrojtjes së SHBA-së, kolonelin Ashley J. Berg, të cilin e falënderoi për angazhimin në forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale.
Po ashtu, komandanti i FSK-së zhvilloi takim lamtumirës edhe me atasheun ushtarak të SHBA-së, nënkolonelin Jonathan Shaw, të cilin e vlerësoi për kontributin e dhënë në avancimin profesional dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tyre, gjenerallejtënant Jashari u ndau të dy zyrtarëve amerikanë medaljen “Shërbim Vetëmohues”, për kontributin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë për FSK-në gjatë mandatit të tyre në Kosovë.
Në përfundim të takimeve, Jashari uroi edhe atashetë e rinj të SHBA-së për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit profesional në interes të ndërsjellë, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Lajmi.net/