Haxhiu në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Turqi: Pushteti buron nga vota, jo nga armët

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Republikës së Turqisë, ku u nderuan viktimat e ngjarjeve të 15 korrikut 2016 dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha…

Lajme

15/07/2026 13:02

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Republikës së Turqisë, ku u nderuan viktimat e ngjarjeve të 15 korrikut 2016 dhe qytetarët që dolën në mbrojtje të rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se gjatë fjalës së saj theksoi se pushteti politik buron nga vullneti i qytetarëve dhe se ai nuk mund të zëvendësohet me forcë.

“Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve dhe asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre. Përplasjet politike zhvillohen në parlament dhe në debatin publik, por asesi me armë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo po ashtu vuri në pah marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke theksuar se ato janë ndërtuar ndër vite përmes mbështetjes politike, bashkëpunimit institucional dhe lidhjeve të shumta mes qytetarëve të dy vendeve.

“Në këtë ditë përkujtimore, nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetën duke mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Turqisë”, përfundoi Haxhiu. /Lajmi.net/