Knaus: Serbia nuk duhet ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në KiE, bie ndesh me Marrëveshjen e Ohrit
Gerald Knaus nga European Stability Initiative , në një postim në platformën “X” ka folur për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Knaus tha se Serbia nuk duhet të mendojë negativisht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, dhe të mos përdorë deklarata dekonstruktive, shkruan lajmi.net. Duke theksuar se në fund serbët që jetojnë në Kosovë marrin…
Lajme
Gerald Knaus nga European Stability Initiative , në një postim në platformën “X” ka folur për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Knaus tha se Serbia nuk duhet të mendojë negativisht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, dhe të mos përdorë deklarata dekonstruktive, shkruan lajmi.net. Duke theksuar se në fund serbët që jetojnë në Kosovë marrin përfitime të shumta të anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Ai ndër të tjera tha se pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, palët janë pajtuar se do ta respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe të drejtën e vetëvendosjes.
Knaus më tutje tha se Beogradi nuk duhet të bindë shtetet tjera të KiE-së për mos anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, pasi bie ndesh me marrëveshjet e kaluara të nënshkruara, duke i’u referuar edhe marrëveshjes së fundit në Ohër.
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë: Qeveria e Kosovës angazhohet përpara anëtarësimit për reforma të rëndësishme pas anëtarësimit, bazuar nëstandardet dhe mbi Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye Serbia duhet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!
Gjithashtu, në marrëveshjet e Brukselit/Ohrit të vitit 2023 thuhej:“Të dyja palët do të respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe të drejtën e vetëvendosjes.Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.
Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.Asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE.
”Rruga përpara tani, bazuar në marrëveshjet e arritura nga të dyja palët (të cilat Kosova i ofroi vazhdimisht se do t’i nënshkruante, menjëherë):Beogradi NUK do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj.
Prishtina do të zbatojë sa më shpejt të jetë e mundur “nivelin e duhur të vetë-menaxhimit të komunitetit etnik serb në Kosovë” të premtuar.
Përparim në interesin e të gjithëve. Drejt një paqeje evropiane në Ballkan tani.”-ka shkruar Knaus në platformën “X”. /Lajmi.net/
???? towards a breakthrough 2024
Kosovo joining the Council of Europe is good for everyone: the ??government commits before accession to important post-accession reforms, based on @coe standards & on the European Convention of Human Rights.
ALL Kosovo citizens benefit.
Kosovo… https://t.co/075byQW7NZ pic.twitter.com/Ul1DYfMHee
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) March 23, 2024