Arrestohet i dyshuari pasi e kishte sulmuar fizikisht me armë zjarri një person
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me armë zjarri viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas arrestimit policia ka kryet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me qëllim sigurimit të provave materiale. Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me armë zjarri viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas arrestimit policia ka kryet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me qëllim sigurimit të provave materiale.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Më 29.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me qëllim sigurimit të provave materiale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.” /Lajmi.net/