Haradinaj: Rruga e Kosovës drejt pavarësisë ishte e rëndë dhe me çmim të lartë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës ka marrë pjesë në promovimin e librit “Shtet i ri, burrë shteti modern, Hashim Thaçi, një biografi”. Ai ka thënë se rruga e Kosovës deri tek pavarësia ishte e rëndë dhe me çmim të lartë, shkruan lajmi.net. “Të lumtë ata që me sukses e kanë kryer detyrën ndaj…

Lajme

15/02/2024 20:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës ka marrë pjesë në promovimin e librit “Shtet i ri, burrë shteti modern, Hashim Thaçi, një biografi”.

Ai ka thënë se rruga e Kosovës deri tek pavarësia ishte e rëndë dhe me çmim të lartë, shkruan lajmi.net.

“Të lumtë ata që me sukses e kanë kryer detyrën ndaj atdheut, faqebardhë e me nder. Përpjekjet kundër shqiptarëve dhe të vërtetës sonë gjithmonë kanë dështuar. Ata që sot mbahen në Hagë, fuqishëm besojmë në pafajësinë e tyre, sepse lufta jonë ishte çlirimtare” ka thënë ai përmes një postimi.

“Mirënjohës përjetë aleatëve tanë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hisedare në rrugën e lirisë sonë e të krijimit të shtetit e të ushtrisë sonë” ka shtuar më tutje Haradinaj. /Lajmi.net/