Haxhiu mbledh nesër partitë politike për konsultime rreth zgjedhjeve të parakohshme

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, do të presë sot në orën 15:00 përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Takimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net Sipas njoftimit, mediat do…

Lajme

29/04/2026 17:15

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, do të presë sot në orën 15:00 përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa ky konsultim pritet të jetë një hap i rëndësishëm drejt përcaktimit të datës së zgjedhjeve të reja në vend./Lajmi.net/