Armëmbajtje pa leje: Arrestohet një person në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka njoftuar se është arrestuar një person për mbajtje të paautorizuar të armëve. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjakovë, shkruan lajmi.net. Rreth rastit, të dyshuarit L.K i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.…

Lajme

09/02/2024 13:48

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka njoftuar se është arrestuar një person për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Gjakovë, shkruan lajmi.net.

Rreth rastit, të dyshuarit L.K i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Gjakovë, 9 shkurt 2024

Në parandalimin e ngjarjeve negative, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në vazhdimësi angazhohet me masa proaktive për parandalimin e veprimtarive kriminale.

Në zbatim të këtyre masave, sot Stacioni Policor në Gjakovë , ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit L. K., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës) në fshatin Bardhaniq-Gjakovës, mbi dyshimin se i njëjti posedonte armë në mënyrë të paautorizuar (pa leje). Gjatë kontrollit, në posedim të tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Lajmi.net/