I stabilizohet pak gjendja motrës së deputetes së VV-së që u lëndua nga kulmi i komunës së Prishtinës

Para disa ditësh, si pasojë e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, u lëndua një 23 vjeçare, e cila deri më tani ishte në gjendje kritike. Ajo aktualisht është stabilizuar dhe vazhdon të trajtohet akoma, shkruan lajmi.net. Gjendjen shëndetësore të saj e ka konfirmuar shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.…

Lajme

02/02/2024 14:07

Para disa ditësh, si pasojë e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, u lëndua një 23 vjeçare, e cila deri më tani ishte në gjendje kritike.

Ajo aktualisht është stabilizuar dhe vazhdon të trajtohet akoma, shkruan lajmi.net.

Gjendjen shëndetësore të saj e ka konfirmuar shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

Ai tha se ajo nuk varet më nga aparaturat e frymëmarrjes, por gjithsesi duhet të qëndrojë edhe për një periudhë në mjekim intensiv.

“Gjendja e 23-vjeçares është më stabile. E kemi larguar nga aparaturat për frymëmarrje, pra nuk është e varur më nga to, por gjithsesi ka nevojë të qëndroj akoma në mjekim intensiv”, ka konfirmuar Uka për lajmi.net. /Lajmi.net/