Mblidhen në kafene për ta përkrahur, bashkëvendasit e Edona James nga Vraniqi i Suharekës të bindur në fitoren e saj

Edona James, e cila origjinën e ka nga fshati Vraniq i Suharekës është njëra prej katër finalistëve të Big Brother VIP Kosova 2. Disa qytetarë, sa herë që shfaqet ‘Prime’ mblidhen në një kafene nga ku e shfaqin përkrahjen për Edonën. “Ka me fitu kjo patjetër”, thotë një qytetar. “I urojmë suksese gjithë Vraniqi”, thotë…

ShowBiz

31/01/2024 22:21

Edona James, e cila origjinën e ka nga fshati Vraniq i Suharekës është njëra prej katër finalistëve të Big Brother VIP Kosova 2.

Disa qytetarë, sa herë që shfaqet ‘Prime’ mblidhen në një kafene nga ku e shfaqin përkrahjen për Edonën.

“Ka me fitu kjo patjetër”, thotë një qytetar.

“I urojmë suksese gjithë Vraniqi”, thotë një tjetër.

E një qytetar që foli më gjatë për lajmi.net e vlerësoi Edona James për lojën që ka treguar.

“Na njihum mirë edhe e përcjellum. Unë zakonisht sa herë të kam kohë, se s’kam shumë kohë, por megjithatë e përkrahim, i urojmë sukses. Loja e saj më duket mirë shumë, ajo nuk ka djallëzim, nuk ka false, është shumë natyrale. Patjetër ka me fitu”, tha një qytetar.