Morena Taraku e nis 2024 bashkë me “Bentleyn” e saj në Dubai

Morena Taraku njihet për jetën e saj tejet luksoze. Ndër të tjera edhe për pushimet e saj të shtrenjta, e sidomos për ato në Dubai, shkruan lajmi.net. Morena Taraku, ka nisur Vitin e Ri 2024 në qytetin e magjishëm të Dubait, duke shijuar disa ditë të mbara me familjarët e saj. Për ndjekësit e saj,…

ShowBiz

05/01/2024 14:59

Morena Taraku njihet për jetën e saj tejet luksoze.

Ndër të tjera edhe për pushimet e saj të shtrenjta, e sidomos për ato në Dubai, shkruan lajmi.net.

Morena Taraku, ka nisur Vitin e Ri 2024 në qytetin e magjishëm të Dubait, duke shijuar disa ditë të mbara me familjarët e saj.

Për ndjekësit e saj, Morena ka ndarë pamje të mrekullueshme nga udhëtimi i saj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në një seri fotografish, ajo shfaqet e lumtur dhe e freskët, duke shijuar pamjet e bukura të qytetit të ndritshëm. Flokët e shkurtra i japin një pamje moderne dhe të sofistikuar, duke shtuar një notë të veçantë femërore në dukjen e saj.

Një nga fotografitë që ajo gjithashtu ndau me ndjekësit, ishte ajo ku shihej duke shëtitur me një veturë luksoze të tipit “Bentley”./Lajmi.net/