Vetvritet me pistoletë një 76 vjeçar në Prizren

Në orët e mbrëmjes së ditës së sotme një i moshuar afro 80 vjeç, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në Prizren. Lajmin e dha për lajmi.net zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, shkruan lajmi.net. Ai tha se akti është kryer me një pistoletë nga viktima. Bytyqi po ashtu tha se nga prokuroria ky rast…

Lajme

21/12/2023 20:22

Në orët e mbrëmjes së ditës së sotme një i moshuar afro 80 vjeç, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në Prizren.

Lajmin e dha për lajmi.net zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, shkruan lajmi.net.

Ai tha se akti është kryer me një pistoletë nga viktima.

Bytyqi po ashtu tha se nga prokuroria ky rast është kualifikuar si “Vetvrasje” ndërsa trupi i pajetë është urdhëruar të dërgohet në IML, kurse arma e përdorur është sekuestruar.

“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 18:18 është raportuara se në rrugën Besim Behluli në Prizren një person, mashkull i moshës 76 vjeçare ka kryer vetvrasje. Dyshohet se vetvrasja është kryer me armë zjarri -pistoletë. Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh provat dhe dëshmit prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast “Vetvrasje “. Trupi I pa jetë dërgohet në egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa arma e përdorur në këtë rast bashk me provat tjera sekuestrohet”, tha Bytyqi./Lajmi.net