Është mbajtur nata e parë e Festivalit të RTSH, në skenë u ngjitën 16 artistë

Mbrëmë është mbajtur edicioni i 62-të i Festivalit të RTSH-së, i cili ka sjellë për publikun shqiptar muzikë të mirë, argëtim e talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Pallati i Kongreseve në kryeqytet u bë skena ku secili nga artistët përformoi nën shoqërimin e këngëtarit italian, zërit të paharrueshëm të Umberto Tozzit. Atmosfera e këtij super…

ShowBiz

20/12/2023 10:18

Mbrëmë është mbajtur edicioni i 62-të i Festivalit të RTSH-së, i cili ka sjellë për publikun shqiptar muzikë të mirë, argëtim e talent të jashtëzakonshëm në muzikë.

Pallati i Kongreseve në kryeqytet u bë skena ku secili nga artistët përformoi nën shoqërimin e këngëtarit italian, zërit të paharrueshëm të Umberto Tozzit.

Atmosfera e këtij super festivali arriti edhe në shtëpitë e secilit shqiptar të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut ku edhe është transmetuar.

Skena e Pallatit të Kongreseve ishte projektuar në atë formë që magjinë brenda saj ta transmetonte në ambientet e çdo shikuesi.

Përmes Radio Tirana, protagonistët e ngjarjes ndanë me shikuesit përvojën dhe emocionet në FEST 62.

Në këtë spektakël të parezistueshëm u ngjitën në skenë 16 këngëtarë të talentuar, përfshirë emra si: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olimpia Smajlaj; dhe të tjerë, të cilët treguan se Fest 62 është një platformë e rëndësishme për artin dhe kulturën muzikore.

Nata e dytë do të mbahet me 20 dhjetor, ndërsa nata finale e Festivalit të RTSH-së do të mbahet me 22 dhjetor.

Fituesi i këtij festivali do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision 2024.

Fitues të edicionit të kaluar të Festivalit të RTSH-së është Albina dhe familja Kelmendi. /Lajmi.net/