Iu gjet një mal armatim në shtëpi, arrestohet një person në Pejë
Policia ka arrestuar një person në fshatin Ozdrim të Pejës, nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontrolle, posedim i pa autorizuar te armëve”. Pas informacioneve për të shtëna me armë zjarri, policia i ka shkuar të dyshuarit në shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku dhe i ka gjetur armatimin, transmeton lajmi.net. “Nje pushkomitraloz i lehte kal.7.62x39mm…
Lajme
Policia ka arrestuar një person në fshatin Ozdrim të Pejës, nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontrolle, posedim i pa autorizuar te armëve”.
Pas informacioneve për të shtëna me armë zjarri, policia i ka shkuar të dyshuarit në shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku dhe i ka gjetur armatimin, transmeton lajmi.net.
- “Nje pushkomitraloz i lehte kal.7.62x39mm +nje karikator i se njejtes arme
- Nje pushke gjuetie gjysem-automatike,model R570 M,kal.12mm.
- Nje pushke ajrore ,,Perfecta ,Mod.45 kal.4.5mm
- Nje pistolete Ekol Tuna kal.6.35mm+nje karikator i se njejtes
- Nje pistolete M-57 kaliber.7.62x25mm +nje karikator i se njejtes arme
- Nje pistolete me gaz Bloë C06 kaliber 9mm PAK +nje karikator i se njejtes
- 16 fisheke kaliber 7.62×25 mm
- 13 fisheke kaliber 6.35mmm
- 93 fisheke kaliber 7.62x39mm
- 1 kuti me diablla kaliber 4.5mm
- 47 fishek me gas kaliber 9 mm PAk
- 14 fishek per pushke gjuetie kaliber 12mm
- 3 gezhoja kaliber 7.62x39mm
- 1 gezhoje per pushke gjuetie kaliber 12mm
- 1 shenjester optike me mbishkrimin BUSHNELL 1×40 RD
- 1 thike ngjyre e zeze me numer MF12 me futroll
- Nje leje e armes se gjuetise ne emer te Albert Talaj”, thuhet në njoftimin e PK-së.