Humbi paratë, lojtari padit video-lojën NBA 2K
Në Kaliforni, një prind së fundmi ngriti një padi kundër 2K Games, pasi një lojtari i mitur i hoqi monedhën virtuale nga llogaria e tij. Gjegjësisht, lojtari kishte para të pashpenzuara (VC) në video-lojërat e vjetra NBA 2K, WEE 2K dhe PGA Tour 2K, dhe me ndërprerjen e mbështetjes për të njëjtat, ato para shkuan…
Auto & Tek
Në Kaliforni, një prind së fundmi ngriti një padi kundër 2K Games, pasi një lojtari i mitur i hoqi monedhën virtuale nga llogaria e tij.
Gjegjësisht, lojtari kishte para të pashpenzuara (VC) në video-lojërat e vjetra NBA 2K, WEE 2K dhe PGA Tour 2K, dhe me ndërprerjen e mbështetjes për të njëjtat, ato para shkuan dëm.
Padia pretendon se 2K Games nuk ofron asnjë shpjegim se pse nuk lejon rimbursime dhe, kur blen monedhë virtuale, nuk jep asnjë paralajmërim se paratë konfiskohen nëse nuk shpenzohen përpara se video-loja të humbasë mbështetjen zyrtare.
Për sa i përket mbështetjes, padia gjithashtu thotë se serverët për lojërat 2K mbyllen në mënyrë jonormale shpejt, kutitë e video-lojës tashmë kanë informacion se kur serverët do të mbyllen që nga dita e parë.
Për shembull, për NBA 2K23 të vitit të kaluar dihet tashmë se serverët do të mbyllen më 31/12/2024, më pak se dy vjet e gjysmë pas publikimit të video-lojës.